Edhe pas vd ekjes, asgjë nuk vijon e qetë për Maradonën. Pak kohë pas nda rjes nga jeta nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos va rrosej, por të ba lsamosej.
Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi ëshstë zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vd ekjes, turpi i tij të bal samoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.
Tabloidi britanik “The Sun”, ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vd ekjes time trupi im të ba lsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.
Mario Baudry, avokati i Veronica Ojeda, përshkroi idenë e zhv arrosjes së trupit nga va rrezat Bella Vista pranë Buenos Aires.
“Plani është të krijojmë një mau zoleum që të vizitohet nga tifozët. Ishte diçka që Maradona kishte diskutuar gjithashtu me vëllezërit e tij. Propozimi që kemi është serioz, konkret dhe me shpenzimet e mbuluara, por në fund të fundit do të ishte përgjegjësi e federatës së futbollit”.
Maradona, kampion bote me Argjentinën në Botërorin 1986, ndë rroi jetë më 25 nëntor pas një ataku kardiak, disa javë pas operacionit në kokë.