Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin e Ekspertëve duke mbajtur një fjalim para tyre në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia në vend.
Të pranishëm kanë qenë dhe ekspertët turq, ku kreu i qeverisë u shpreh se Turqia ka qenë një shembull që e ka udhërrëfyer qeverinë e tij në fillimet e betejës me virusin gjatë valës së parë.
Duke folur me lëvdata ekspertët dhe arritjet e mjekësisë turke, Rama nuk la pas dhe ekspertët tanë të cilët i cilësoi si profesionistë të zotë dhe që nuk kanë asgjë më pak se të huajt.
“Duke shkëmbyer eksperiencat ne njehësojmë qasjet ndaj këtij armiku të padukshëm dhe aq më shumë rritet mundësia e fitimit të kësaj lufte. Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe të mësojmë më shumë nga të tjerët. Dhe një nga vendet që kemi patur shkëmbime eksperiancash më shumë këto kohë është Turqia. Sa më shumë opinioni të didktohet nga ekspertët aq më shumë vendimarrja është e sukseshme.
Të udhëhequr nga Komuniteti i saj Shkencor Turqia mori disa hapa izoluese përpara se OBSH-ja ta shpallte pandeminë botërore. Vendimi i ekspertëve i dha kohë qeverisë dhe institucioneve të përgatiteshin. Gjithashtu Turqia kishte një plan për pandemitë të miratuar në vitin 2019 çka e ndihmoi në këtë betejë ndaj virusit. Shëmbulli i Turqisë na ndihmoi dhe ne të ishim të përgatitur ndaj valës së parë të pandemisë. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur, por në këtë proces siç bien dakort të gjithë, e panjohura është çdo ditë përpara nesh. Dhe parashikueshmëria mbetet jo e plotë, pasi hapat dhe vendimarrjet janë në ndryshim të vazhdueshëm.
Dua ta them dhe në prani të miqve turq se më vjen mirë që kemi patur fatin të kemi një Komitet Ekspertësh se nuk kanë diçka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet e zhvilluara. Duke qenë se i takon atyre për vendimet që do të marrin dhe nuk i takon politikës, ne kemi arritur një sinergji mjaft të mirë mes vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të ekspertëve”, tha Rama.