Duke filluar nga dita e nesërme, e premte 18 dhjetor, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të zbatojnë masat e reja kufizuese në kuadër të pandemisë C OVID19.
Këto rregulla do të jenë në fuqi deri më datë 20 janar, ku orari i punës pranë ambienteve të hotelerisë do të reduktohet deri në 18.00.
Gjithashtu bëhet e ditur se do të ndalohet dhe organizimi i festave të Krishtlindjes dhe Vitit të ri në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Kjo vlen edhe për institucionet publike, për shkak të të cilave komunat dhe të gjitha organizatat e krijuara nga vetëqeverisja lokale udhëzohen që përveç që ndalohet çdo tubim grupor dhe organizimi i festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, duhet të heqin dorë edhe nga festimet që eventualisht tashmë janë planifikuar.
Masat kufizuese përfshijnë ndalimin e hoteleve për organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare. Dhe ata, nëse kanë rezervuar tashmë festime të Vitit të Ri, duhet t’i anulojnë.
Në ambientet e hotelierisë (hotele, motele, bujtina) dhe restorantet e tyre orari i punës është kufizuar deri në 21:00. Ata do të mund të punojnë ekskluzivisht për mysafirët dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Orari i punës në kafenetë, baret në objektet e akomodimit hotelierik është i kufizuar deri në orën 18:00.
Masat e reja ndalojnë gjithashtu marrjen me qira të shtëpizave dhe objekteve të tjera turistike për akomodim, për tubime në grupe dhe organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, përveç personave nga e njëjta familje.
Sa i përket situatës së C OVID në vend, bilanci dje ishte 865 raste të reja, 641 pacientë u shëruan dhe 25 njerëz kanë vdêkur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, si dhe punonjësit shëndetësorë gjithashtu bën apel për të qëndruar në shtëpi për pushime, ndërsa qeveria filloi fushatë për kremtim të përgjegjshëm.
Filipçe theksoi sërish që të mos dilet gjatë kësaj periudhe nëse nuk ka ndonjë nevojë të madhe. Ai vlerësoi se kufijtë e hapur nuk janë rrezik për përkeqësimin e situatës epidemiologjike. Përkundrazi, tha ai, transmetimi lokal është rreziku kryesor i mundshëm dhe kjo është arsyeja pse ka masa të tilla kufizuese.
“Njerëzit të mos grupohen në tenda. Gjatë festave të ardhshme, festimeve, në prag të Vitit të Ri, qytetarët duhet të qëndrojnë brenda familjeve të tyre, sepse ne pamë që mini klastere fillojnë nga atje ku ka numër më të madh të njerëzve nga më shumë familje”, theksoi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.