Mjeku i njohur Erion Dasho ka folur së fundmi për shifrat e vdekshmërisë në Shqipëri për shkak të pandemisë.
Duke krahasuar shtetet e tjera të Europës, ai demonstron se humbja e jetës për moshat që nuk kanë dalë ende në pension është mbi 50%.
Në lidhje me këtë situatë, mjeku Dasho kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi.
“Në Shqipëri, më pak se gjysma e personave që humbin jetën prej COVID-it (48% për saktësi) janë mbi moshën 70 vjeç. Ndërkohë kjo shifër në Itali është 85%, në Suedi 90% dhe në Gjermani 92%!
E thënë ndryshe, mbi 50% e personave që humbin jetën në Shqipëri janë nën moshën e pensionit ose rreth saj, ndërkohë që në vendet e sipërpërmendur kjo përqindje luhatet nga 8% deri maksimumi 15%!
Për krahasim, sa është vdekshmëria nën 70 vjeç në Gjermani (8%), në Shqipëri është vdekshmëria nën 50 vjeç!!!A do të mbajë dikush përgjegjësi për faktin se kaq shumë të rinj vdesin nga COVID në Shqipëri?! Apo, si gjithmonë, do të vazhdojnë të mburren me numrat e manipuluar të vdekjeve dhe të presin vaksinën të bjerë nga qielli??!!”, shkruan Dasho.