Ditën e sotme mbledhja e rradhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve për të vendosur mbi masat e reja për frenimin e pandemisë në vend, nuk u realizua.
Pra, fakti se nëse do të jetë apo jo e domosdoshme për të marrë masa shtesë apo jo, është shtyrë për javën e ardhshme.
Shkak për këtë mendohet të jetë bërë raportimi ditor i shifrave të rasteve të reja që sipas ekspertëve kanë qenë të qëndrueshme këtë kohë.
Pra në Shqipëri do të vijojnë të mbeten në fuqi vendimet e marra disa javë më parë, pra ndalimi i lëvizjeve pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse dhe në ambientet e jashtme.
Ajo që mund të ndryshojë është afati i pushimeve dimërore për arsimin parauniversitar. Deri tani, qëndron në fuqi udhëzimi për mbylljen më 24 dhjetor dhe rifillimin më 4 janar, por është diskutuar mundësia për afrimin e pushimeve, më 18 dhjetor, dhe shtyrjen e rifillimit të mësimit më 11 ose edhe 18 janar.