Bledi Çuçi është caktuar nga kryeministri Edi Rama si ministri i ri i Brendshëm pas dorëheqjes së paraardhësit Sandër Lleshaj.
Ndërsa në krye të ministrisë së Bujqësisë tashmë është caktuar Milva Ikonomi.
Ajo do të zëvendësojë Çuçin pas largimit nga detyra.
Këtë lëvizje në qeveri e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë,” shkruan kreu i qeverisë.