• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të ndalohet dhuna e policisë” Këshilli i Europës ‘shuplakë’ Ramës: Mos përdoret pandemia si justifikim për të shpërndarë protestat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Të ndalohet dhuna e policisë” Këshilli i Europës ‘shuplakë’ Ramës: Mos përdoret pandemia si justifikim për të shpërndarë protestat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekzekutimi më 8 dhjetor i të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie ka ngjallur reagimin dhe të Këshillit të Europës.

Deklarata e fortë ka ardhur në kuadër të protestave të mbajtura në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë Komisionerja e e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović në një deklaratë të bërë publike gjatë ditës së sotme, tha se autoritetet duhet të tregojnë përmbajtje në demonstratat e qytetarëve dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës.

Mijatović shtoi se ka pasur një përdorim jopropocional të forcës nga ana e Policisë, edhe në protestat e qytetarëve që pasuan në javën pas vrasjes. Komisionerja shton se fakti i ndalimit të protestave për shkak të Covid, nuk u jep të drejtën autoriteteve që të përdorin forcën në rastet e grumbullimeve.

Ajo vë në dukje përdorimin e gazit lotjsjellës të përzier me spraj, makinat e hedhjes së ujit, dhe mjete të tjera të përdorura nga ana e Policisë që kanë shkaktuar plagosjen e qytetarëve, duke përfshirë edhe fëmijët.

“Ndërsa e drejta për mbledhje paqësore mund të kufizohet për të mbrojtur shëndetin publik, autoritetet duhet të mbështesin parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në të gjitha rrethanat. Prandaj, ndalimet e grumbullimeve  dhe shpërndarja e demonstratave për të vetmen arsye se ato shkelin rregullat e bllokimit, pa marrë në konsideratë masa më pak kufizuese, duhet të shmangen.

Policia duhet gjithashtu të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të përmbahen nga përdorimi i rëndë ose pa kriter i forcës. Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre. “

Komisionerja thekson se duhet të ketë një bashkëpunim dhe komunikim mes organizatorëve të protestave dhe pjesëmarrësve në to, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i tensioneve.

“Është thelbësore të sigurohet që oficerët e policisë që veprojnë në kontekstin e demonstratave të marrin trajnim të specializuar në menaxhimin e protestave dhe në përdorimin propocional të forcës”.

Autoritetet duhet në çdo kohë të demonstrojnë tolerancë zero ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit të përfshirë në përdorimin e tepruar të forcës, të cilët duhet të identifikohen, të çohen para drejtësisë dhe të sanksionohen në përputhje me praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Veshja e etiketave të dukshme të identifikimit ndihmon në sigurimin e përgjegjësisë. Për më tepër, personat që pretendojnë të jenë viktima të sjelljes së keqe të policisë duhet të jenë në gjendje të paraqesin një ankesë për të marrë dëmshpërblim.

Duke vënë në dukje se shumica e personave të ndaluar janë liruar, Komisioneri u bën thirrje autoriteteve të shpejtojnë lirimin e çdo protestuesi paqësor të mbetur që mund të jetë akoma në paraburgim.

Së fundmi, Komisionerja është e shqetësuar për ndalimin dhe sulmet e pretenduara ndaj disa gazetarëve që mbulojnë demonstratat. “Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një shkelje serioze të lirisë së shtypit dhe të drejtës për tu informuar. Autoritetet duhet të sigurojnë që gazetarët mund të vazhdojnë të informojnë qytetarët pa frikë nga kërcënimet ose aktet e dhunës ”.

Pas

“Makina e së vërtetës” Shtyhet gara për BKH, ja e papritura me të cilën u përballën kandidatët

Para

Vaksinë apo imunitet natyror? Ekspertët tregojnë cila është zgjedhja më e mirë

Para
Vaksinë apo imunitet natyror? Ekspertët tregojnë cila është zgjedhja më e mirë

Vaksinë apo imunitet natyror? Ekspertët tregojnë cila është zgjedhja më e mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
09:23 | 14/11/2025
0

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

10:00 | 14/11/2025
Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

09:28 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar