Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahia.
Ata akuzohen për grabitjen e një argjendarie në kryeqytet, teksa kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu atyre iu gjet në banesë dhe lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve, ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar.
Kujtojmë se dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë në kuadër të operacionit “Brothers”.