Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore, i cili bënte me dije se 60% e shqiptarëve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor.
Bazuar të këto të dhëna, Topalli ngre alarmin duke u shprehur se situata është kritike.
Sipas saj këto janë disa nga të dhënat serioze të një realiteti të trishtueshem e të dhimbshëm që kanë çuar vendin në zgrip.
Topalli nënvizon se në vendin më të varfër të Europës kryetaret e partive janë ndër politikanët më të pasur të kontinentit.
“BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor, krahasohemi me Afrikën Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës. Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet. Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë.
Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%. Situata eshte kritike.Keta jane disa nga te dhenat serioze te nje realiteti te trishtueshem e te dhimbshem qe kane çuar vendin ne zgrip.
Perballe kesaj sitata nuk mund te heshtesh as te rrish duar lidhur.
Nderkohe pergjegjesit e saj shfaqen cinike.Ne vendin me te varfer te Europes kryetaret e partive jane nder politikanet me te pasur te kontinentit.
Ky realitet duhet permbytur.
Ndryshimi nuk vjen duke pritur.
Vendi yne po zhbrazet dhe plaket.
Sfidat me te cilat perballemi jane reale.
Asnjeri nuk eshte i sigurte.
Dhe nje dite , diku , te gjithe do takohemi me keto sfida.
Nuk kemi më kohe me prit. Le te behemi bashke, Te ndalim renien; t’i japim shprese vendit, te fillojme ndryshimin duke larguar 3 kryetaret e korruptuar”, shkruan Topalli.