Kryetari i Këshilltarëve të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka denoncuar një rast të manipulimit të votimit gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Sipas demokratëvë, Këshilli bashkiak në Tiranë ka miratuar pa kuotimin e nevojshëm një vendim që I hap rrugë përdorimin apo dhënien me qera të disa prej pronave publike të kryeqytetit.
Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike disponon pamjet e mbledhjes ku vendimi i mbajtur secret është votuar me 31 votat e këshilltarëve të pranishëm.
Sipas Partisë Demokratike ky vendim duhet të miratohet minimalisht me 37 vota.
DEKLARATË E KRYETARIT TË KËSHILLTARËVE BASHKIAKË TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një mbledhje që ka zgjatur më pak se 45 minuta, është shoqëruar me një ngjarje e cila turpëron një institucion dhe parlamentin e Tiranës, Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës është deklaruar se janë miratuar 6 vendime që lidhen me administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë. Nga drejtuesit e Këshillit është deklaruar miratimi i këtyre vendimeve, të cilat, në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore si detyrim kanë përcaktimin, në nenin 54/e të këtij ligji, votimin e tyre me një shumicë prej 3/5-ash nga këshilltarët bashkiakë. Në fakt rezulton, sikundër mund të verifikohet edhe nga pamjet e kamerave, se në momentin e votimit, të pranishëm janë 31 anëtarë të këshillit bashkiak, pra, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.
Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.
E njëjta situatë ka tentuar të ndodhë dhe me një ngjarje tanimë të njohur, siç është ajo e pronës publike mbi të cilën ngrihet Teatri Kombëtar. Pikërisht për këtë shkak, këshilltarët e opozitës së bashkuar, kanë refuzuar pjesëmarrjen në çdo seancë të Këshillit Bashkiak, duke qenë se një ligj mafioz, i sponsorizuar nga klientët e Erion Velisë dhe të Edi Ramës.
Kanë projektuar grabitjen, uzurpimin e një të drejte kushteuese të Këshilltarëve Bashkiakë dhe kalimin e kësaj të drejte në institucione të tjera.
Praktikisht, duke hequr mundësinë që këshilltarët e Bashkisë Tiranë të administrojnë pronën publike në Tiranë me një shumicë prej 37 votash Bashkia e Tiranës vendosi që këtë të drejtë ta uzurpojë dhe pikërisht për këtë arsye opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak pa iu rikthyer kjo e drejtë kushtetuese.