• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bindja Demokratike ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, kush është partia që kundërshton regjistrimin e partisë së Patozit

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Bindja Demokratike ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, kush është partia që kundërshton regjistrimin e partisë së Patozit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të regjistruar Partinë “Bindja Demokratike”, me kryetar Astrit Patozin është ankimuar nga një prej partive aleate me Partinë Demokratike.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Ylber Valterin ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimin në të cilin kërkon çregjistrimin e Partisë “Bindja Demokratike”.

Në argumentet ligjore, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar thekson se vendimi i gjykatës i paraqitur në KQZ nga ‘Bindja Demokratike’ nuk kishte marrë formë të prerë.

“Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.   Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor thotë qartë se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë. Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është I paligjshëm”, theksohet në argumentet e PBDSH.

Po ashtu Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar në argumentet ligjore ka kujtuar precedentët e kaluar, ku KQZ nuk ka regjistruar disa parti politike, si Partia Civile, vendimi për regjistrimin e saj nuk kishte marrë formë të prerë.

“Kolegji Zgjedhor e ka konfirmuar këtë qëndrim të KQZ në 26 prill 2013, për Partinë Civile, duke argumentuar se “pa marrë vendim të formës së prerë regjistrimi në gjykatë, kryetari i partisë së re apo të autorizuarit e tij, nuk ka tagër të paraqesin në KQZ kërkese për regjistrim”. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për zotin Astrit Patozi si kryetar i Bindjes Demokratike apo të autorizuarit prej tij, të cilët kanë dorëzuar kërkesë në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje përpara se vendimi I gjykatës për regjistrimin si parti të marrë formë të prerë.

Duke e kosnideruar vendimin e KQZ të paligjshëm, kërkojmë shfuqizimin e vendimit dhe çregjistrimin e Bindjes Demokratike”, thuhet në argumentet ligjore të PBDSH.

 Disa nga argumentat e paraqitura në Kolegjin Zgjedhor:

Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë.

Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cenon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor thotë qartë se “për të marrë pjesë në zgjedhje një parti duhet të paraqesë vërtetimin e regjistrimit në gjykatë”, gjë që Bindja Demokratike nuk e ka, sepse vërtetimi i paraqitur nuk është i formës së prerë.

Deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi I saj në zgjedhje nga KQZ është I paligjshëm.

Në të kaluarën, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë ndjekur një praktikë të ndryshme nga kjo që KQZ ka ndjekur për Bindjen me kryetar Astrit Patozi.

Në 2013 dhe 2015, KQZ nuk ka pranuar të regjistrojë 2 parti në zgjedhje në kushte të njëjta me Bindjen Demokratike, duke argumentuar se sepse vendimi i gjykatës nuk kishte marrë formë të prerë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesës në KQZ.

Kolegji Zgjedhor e ka konfirmuar këtë qëndrim të KQZ në 26 prill 2013, për Partinë Civile, duke argumentuar se “pa marrë vendim të formës së prerë regjistrimi në gjykatë, kryetari i partisë së re apo të autorizuarit e tij, nuk ka tagër të paraqesin në KQZ kërkese për regjistrim”. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për zotin Astrit Patozi si kryetar i Bindjes Demokratike apo të autorizuarit prej tij, të cilët kanë dorëzuar kërkesë në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje përpara se vendimi I gjykatës për regjistrimin si parti të marrë formë të prerë.

Duke e kosnideruar vendimin e KQZ të paligjshëm, kërkojmë shfuqizimin e vendimit dhe çregjistrimin e Bindjes Demokratike./Panorama

Pas

Shtëpia e Kadaresë në Tiranë do të kthehet në muze, ja si do funksionojë

Para

Kauza e rëndësishme/ Miliarderi amerikan bën gjestin e madh, dhuron 30 milion dollarë

Para
Kauza e rëndësishme/ Miliarderi amerikan bën gjestin e madh, dhuron 30 milion dollarë

Kauza e rëndësishme/ Miliarderi amerikan bën gjestin e madh, dhuron 30 milion dollarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar