Gjatë njoftimit të dhënë sot, përfaqësuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve e cila është njëkohësisht dhe zv.ministre e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka sqaruar pyetjen se a do të ketë një mbyllje tjetër në fundjave duke u bazuar në një lajm që qarkulluar së fundmi.
Në të thuhej se Komiteti ka propozuar mbyllje dhe kufizim në fundjavë, por këtë gjë e ka refuzuar kryeministri Edi Rama.
Por Rakacolli i mohoi këto zëra, duke thënë se në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative, megjithatë situata do të monitorohet dhe në rast se do të ketë rëndim, mund të rishikohet.
“Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative.
Në vendimin e sotëm mbeten këto që thamë, nëse do kemi rëndim të situatës epidemiologjike në vijim, mbase mund të rishikohet e kjo”, u shpreh Rakacolli.