Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë para pak minutash me një njoftim të rëndësishëm.
Në të u vendos zgjatja pa afat e masave anti-C.OVID19, të njëjtat me ato që kanë qenë deri tani.
Kryetarja e këtij Komiteti, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se masat do të vijojnë të mbeten në fuqi.
Kujtojmë se kjo mbledhje vjen në një kohë kur afati i masave shtrënguese të caktuara dhe në aktin normativ, përfundojnë sot.
Kufizimi i lëvizjes dhe i aktivitetit të bareve dhe restoranvete do të jetë prej orës 22:00 deri në 06:00.
PJESE NGA DEKLARATA:
Po përvijon intensiteti edhe për faktin e masave, të cilat janë të thjeshta në dukje, por që janë të rëndësishme për t’u zbatuar. Ora policore ka treguar një ndikim.
Komiteti i Ekspertëve sot vendosi për t’i vijuar me këto masa
Ndalohen grumbullime me mbi 10 persona, mbledhje partiake, konferenca, festa, ceremoni mortore. 22:00-06:00 do të jetë fasha e kufizimi, edhe për baret e restorantet përveç delivery. Shkollat do të vazhdojnë online. Masat do të jenë në fuqi pa afat. Dhe do të monitorohet situata.