• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Mjekët na thanë që është mirë”/ Humbi jetën nga virusi, babai i 29-vjeçares shtatzënë bën deklaratën e papritur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Mjekët na thanë që është mirë”/ Humbi jetën nga virusi, babai i 29-vjeçares shtatzënë bën deklaratën e papritur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gruaja 29 vjeçe nga Prizreni vdiq bashkë me foshnjen e saj, ndërsa në muajin dhjetor ajo do t’i mbushte një vit martesë.

Ajo ishte infektuar me Co vid dhe ndonëse më vonë rezultoi negative, ajo nuk mundi të dalë e gjallë nga QKUK-ja.





Pervizaj nga Prizreni ka vdekur të enjten në QKUK. E ndjera kishte hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po priste të sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

Ditë më parë ajo kishte rezultuar pozitive në testin për koronavirus, mirëpo në ritestimin e fundit prizrenasja mori rezultat negativ.

Babai i Arditës, Qamil Martinaj, ka rrëfyer momentet e fundit me vajzën e tij. Teksa foli për të, Qamili tha se Ardita ka qenë më e shëndosha në familje, sipas tij, ajo nuk ka pasur asnjë sëmundje përveç kollës së fundmi.

“Të premten e pati një troh kollë, të shtunën e pata te mjeku ja përshkruajti do hapa, paracetamol, surup, të dielen pak ju ndal kolli. Kollë të madh s’ka pas e as temperaturë, të dielen e çova në Spital në Prizren, ja kanë vendos një infuzion, ja kanë bë analizat, mirë i kanë dalë”, tha ai.

Më pas ai tha se vajzën e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë dhe pasi ajo është shtrirë në klinikë, prindi tha se ajo i ka thënë familjes se është mirë dhe nuk është dashur të udhëtonin për në Prishtinë për ta parë.

“Erdha në shtëpi me i marrë rrobat me ja çu në spital, kur e pash në orën 13:00 e kishin qitë në Emergjencë për me nisë për Prishtinë. I pyeta me urdhër të kujt po e dërgoni në Prishtinë, më thanë që ashtu i kanë thënë në spital.

“Kemi shku në Prishtinë, me vetëdije ka qenë, kemi ndejt me të, bile tha çka lypët me ardhë me më pa prap se unë mirë jam”, tha ai tutje.

Gjatë bisedës, babai i Arditës tha se ajo po priste të sillte në jetë një vajzë, teksa ritheksoi se Ardita ka qenë shumë e shëndoshë.

“Shtatzënë ka qenë, më datën 27 të këtij muaji ka hy në muajin e shtatë, gjinia e bebes ka qenë vajzë…Ardita mirë ka qenë, trupi i saj kurrë s’është anku e as nuk ka qenë te doktori…I vetmi fëmijë, që e kam pas që nuk ka shku kurrë të doktori, as s’e ka ditë çka është gjilpana e as çka është hapi”, u shpreh babai i 29 vjeçares.

Ai tha se për vdekjen e së bijës nuk kanë ndonjë dyshim te mjekët dhe rastin nuk e kanë hapur në polici. Megjithatë pohoi se mjekët i kanë thënë familjes se Ardita është mirë.

“Doktorët na kanë thënë se ajo është mirë, nuk kemi hapur rast në polici…Vetëm kollë aka pas, as temperaturë as asgjë s’ka pas. Nuk kam ndonjë dyshim te mjekësia. I kemi thënë nëse ka ndonjë komplikim te foshnja shpëtojëni të madhen, i kemi nënshkru krejt letrat për me hy në operacion”, shtoi ai.

Çfarë thanë në QKUK për vdekjen e 29 vjeçares?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar të enjten se në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991.

“Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, njoftoi e QKUK-ja.

Arditës iu dha lamtumira e fundit ditën e enjte në varrezat e fshatit Krajk të Prizrenit.

Pas

Negociatat/ Shpresë për Maqedoninë e Veriut, kancelarja Merkel “ngel në klasë” Shqipërinë

Para

“Nuk jam ende gati për…”/ Bukuroshja në emisionin e njohur flet hapur, shpreh publikisht pëlqimin për konkurrentin

Para
“Nuk jam ende gati për…”/ Bukuroshja në emisionin e njohur flet hapur, shpreh publikisht pëlqimin për konkurrentin

“Nuk jam ende gati për…”/ Bukuroshja në emisionin e njohur flet hapur, shpreh publikisht pëlqimin për konkurrentin

Të Gjitha

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

nga Fast News
09:00 | 17/07/2025
0

Recent News

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025
Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

10:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar