Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Negociatat/ Shpresë për Maqedoninë e Veriut, kancelarja Merkel “ngel në klasë” Shqipërinë

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Negociatat/ Shpresë për Maqedoninë e Veriut, kancelarja Merkel “ngel në klasë” Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ajo tha se shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut që këtë vit. Ndërsa shtoi se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e pandemisë.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman./DW

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Nisma Thurje”/ Zbulohet se kush është kryetari i partisë, ja ku pritet të kandidojë Rudina Hajdari

Para

“Mjekët na thanë që është mirë”/ Humbi jetën nga virusi, babai i 29-vjeçares shtatzënë bën deklaratën e papritur

Para
“Mjekët na thanë që është mirë”/ Humbi jetën nga virusi, babai i 29-vjeçares shtatzënë bën deklaratën e papritur

"Mjekët na thanë që është mirë"/ Humbi jetën nga virusi, babai i 29-vjeçares shtatzënë bën deklaratën e papritur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

nga Fast News
08:00 | 19/08/2026
0

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

nga Fast News
23:47 | 18/08/2026
0

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

nga Fast News
14:44 | 18/08/2026
0

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

nga Fast News
10:50 | 18/08/2026
0

Recent News

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

08:00 | 19/08/2026
EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

23:47 | 18/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora