• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

I mori jetën shokut padashje/ Arrestohet Klodian Kola por policia procedon dhe prindërit, ja akuza

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
I mori jetën shokut padashje/ Arrestohet Klodian Kola por policia procedon dhe prindërit, ja akuza
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Elidon Basha.

Ky i fundit kishte dalë për gjueti me shokun e tij Klodian Kola, i cili e ka qëlluar të riun nga pakujdesia.

Ai nuk e ka pranuar fillimisht krimin duke u shprehur se ishin disa persona të tjerë që kanë qëlluar mbi ta, por policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, duke bërë të mundur dhe sekuestrimin e armëve që të rinjtë kishin marrë me vete, përfshirë dhe kallashnikovin me të cilin është qëlluar Basha.

Autoritetet e kanë cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë janë proceduar dhe prindërit e Klodian Kolës, për fshehje dhe pengim të zbulimit të së vërtetës.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë.

Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia.

Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për  veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë -Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B.

Si rezultat  i veprimeve hetimore u  bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22-vjeçarin, ngjarje e ndodhur  në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak, vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu, një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore  si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  K. K., 27 vjeç, lindur  dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu  janë proceduar penalisht  prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K.,  e M.K., pasi autori së bashku me prindërit  kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe  kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje  pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”,  “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”,  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Pas

Legjenda mbylli sytë përgjithmonë/ Por ja kush është personi i vetëm që ende nuk e di për ndarjen nga jeta të Maradonës

Para

“Mbyllja krijoi një pengesë të madhe, por” Një vit pas tërmetit, Rama bën bilancin e rëndësishëm

Para
“Mbyllja krijoi një pengesë të madhe, por” Një vit pas tërmetit, Rama bën bilancin e rëndësishëm

“Mbyllja krijoi një pengesë të madhe, por” Një vit pas tërmetit, Rama bën bilancin e rëndësishëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar