Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thyejnë rregullin/ Ndeshja Luftëtari-Tirana, zbulohen “mesazhet” e arbitrit Meta me futbollistët

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Thyejnë rregullin/ Ndeshja Luftëtari-Tirana, zbulohen “mesazhet” e arbitrit Meta me futbollistët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një mbledhjeje me arbitrat afro dy vite më parë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i urdhëroi ata që të hiqnin dorë nga komentet në rrjetet sociale sa i përket futbollit. Shumica e gjyqtarëve e respektuan këtë vendim, duke u bërë më pak aktivë në “Facebook”, “Instagram” apo rrjete të tjera sociale.

Në këtë mënyrë evitoheshin bisedat publike, të cilat mund të keqinterpretoheshin, për shkak të detyrës që arbitrat bëjnë.

Gjithsesi, me kalimin e kohës ky urdhër i Dukës sikur u harrua dhe tashmë gjyqtarët e futbollit shqiptar nuk e kanë shumë problem për të shfaqur idetë e tyre publikisht, madje të bisedojnë lirshëm edhe me vetë lojtarët e klubeve në rrjete sociale. Këtë herë personazh është bërë gjyqtari i njohur i Kolegjiumit të Tiranës, Kridens Meta.

Ky i fundit është përfshirë në një bisedë që mund ta shikojë çdo njeri në “Instagram”, teksa shkas është bërë një foto e publikuar nga mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi, vetëm pak orë para ndeshjes me Tiranën për kampionat, që u luajt të dielën në Gjirokastër. Në atë takim kryesor ishte pikërisht Meta, i cili akordoi edhe një penallti për bardheblutë.

“Gjithnjë të fortë”, shkruante Aleksi në diçiturën e fotos ku shihen lojtarët e ekipit gjirokastrit duke festuar në dhomat e zhveshjes. Një ditë më pas (të hënën), Meta gjeti rastin të ngacmonte Aleksin, duke përfshirë në bisedë edhe mesfushorin Donald Rapo, i cili shënoi një supergol ndaj Tiranës. Arbitri kryeqytetas u kujtonte lojtarëve edhe kartonët.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

BISEDA – Fillimisht Meta thumbon Aleksin. “Shyqyr që je shok ekipi me Donald Rapon se keq do e kishe punën…”, shkruan arbitri, ndërsa menjëherë më pas përgjigjet duke qeshur Rapo. “Profesor, mos ma ngacmo shokun se është çun i mirë”, i thotë mesfushori dhe menjëherë më pas shkruan edhe Aleksi, duke i bërë elozhe arbitrit. “Është mjeshtër, përfundimisht di të ndajë situatat”, thotë fieraku i Luftëtarit.

Meta vijon bisedën, duke iu drejtuar Aleksit për Rapon: “Asnjë karton s’ka marrë kur e kam arbitruar, apo jo Albano Aleksi?” Në fund vjen edhe ngacmimi i “hidhur” i Metës për Aleksin, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes Luftëtari-Tirana për pak shkaktoi autogol, teksa pas devijimit topi preku traversën. “Nuk e mora vesh dje, mos kishe ngatërruar gjë portat…?!” pyet arbitri mesfushorin e bluzinjve. Këtu mbyllet edhe biseda me protagonist arbitrin e njohur të Superiores dhe dy prej titullarëve të skuadrës gjirokastrite./Panorama

Pas

I dënuar për grabitje me armë, i burgosuri i vë flakën qelisë në Fushë-Krujë (EMRI)

Para

Misteri i madh/ Ku e gjeti Kim Jong Benzin e blinduar? Kompania gjermane jep përgjigjen e papritur

Para
Misteri i madh/ Ku e gjeti Kim Jong Benzin e blinduar? Kompania gjermane jep përgjigjen e papritur

Misteri i madh/ Ku e gjeti Kim Jong Benzin e blinduar? Kompania gjermane jep përgjigjen e papritur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora