Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur të dërgojë për gjykim ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ky i fundit akuzohet për fshehje pasurie.
Ndërkohë mësohet gjithashtu se SPAK i ka hequr sekuestron pasurive të ish-shefit të organit më të madh të akuzës në vend.
Kujtojmë se nëse shpallet fajtor, me akuzën e ngritur nga Prokuroria ish-kryeprokuri rrezikon të dënohet me gjobë deri në tri vite burg.