Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh pasditen e sotme kryeministrit Edi Rama. Ai i ka ripërsëritur se nuk heq doë nga kushti i saj, për krijimin e një qeverie tranzitore, që do të mund të çojë më pas vendin në zgjedhje.
“Largimi i Ramës është i panegociueshëm për ne. Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës poltike. Ne s’mund të ishim më fasada e teatrit të kriminelëve, e dëgjuam thirrjen tuaj dhe hodhëm një hap të paprecedentë, atë të djegies së mandateve”, u shpreh kryedemokrati.
Këto deklarata Basha i bëri gjatë një takimi me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë. Kreu i demokratëve u tregua i ashpër me Ramën, teksa e quajti “Përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare, që duhet të largohet njëherë e mirë”.