Sot, Bashkia e Dibrës ka shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama, në mbledhjen që ka bërë këshilli bashkiak i qytetit.
Ajo që ka rënë më shumë në sy është kalimi i dy këshilltarëve të Partisë Demokratike me partinë e Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”.
Të dy këshilltarët e djathtë tashmë të kaluar me partinë Bindja Demokratike kanë votuar pro vendimit për të shpallur qytetar nderi të Dibrës, kryeministrin Edi Rama.
Nga ana tjetër, këshilltari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, nuk ka pranuar të votojë. Motivacioni për dhënien e titullit, sipas Bashkisë, është kountributi që ka dhënë Rama në ndërtimin e Rrugës së Arbërit, edhe pse kjo e fundit ende nuk është përfunduar.