Ka rënë në prangat e policisë italiane, një 36-vjeçar shqiptar. Arrestim i tij është bërë pasi e kishte kthyer shtëpinë e tij në një qendër të trafikimit të dorgës.
Shqiptari me iniciale L.E, 36-vjeç banonte në Torre Angela, ndërkohë në banesë iu gjetën me qindra doza kokainë, hashsh, marijuanë, të gatshme dhe të paketuara për çdo “nevojë”.
Policia gjatë patrullimit të përnatshëm në zonën e Torre Angela, mbrëmjen e djeshme evidentoi dy persona të dyshimtë, të cilët po dilnin nga shtëpia me nga një kuti në duar.
Pas këtij moment policët gjurmuan shqiptarin deri në banesën e tij, ku më pas sekuestruan edhe rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marijuanë.