Ndërsa po afrojnë zgjedhjet ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, përmes një statusi në Facebook.
Ndërsa numëron gjithë anët negative të kryeministri, Manjani shprehet se Rama mbetet më i mirë se Veliaj.
Sakaq shton së është i penduar që iu ka dhënë votën e tij Veliajt, në zgjedhejet e kaluara.
Postimi i Manjanit:
Nëse ky vend, për një moment, nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt, pa asnjë dyshim Rama është më mirë!
Megjithse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska; është përdoruesi më i madh i manipulimit propagandistik; i kritikueshëm në ekstrem, Edi Rama është prap më i pranueshëm e Erion Veliaj.
Të paktën është autentik në sjelljen e Tij.
Gabim i madh që i dhashë votën kryetarit aktual të Bashkisë!
Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht.
Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!