Dje janë indetifikuar dhe janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë, që tronditi Laçin, ku mbetën të vrarë dy kushërinjtë Mikel dhe Arjan (Kelvin) Jushi 35 dhe 30 vjeç.
Sipas Policisë, janë bërë kontrolle të shumta dhe u përdorën metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.
Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.