Ajo që ka ndodhur me zyrën e propagandës së kryeminstrit Edi Rama me rastin e lajmeve që vinin nga Samiti i Berlinit, mund të quhet pa frikë si një rast i paprecedentë në gjithë botën globale mediatike.
Stafi i drejtuar nga Endri Fuga ka ndërhyrë në lajmet e medias zyrtare shtetërore gjermane, ”Deutsche Welle”, (në faqen e saj në Facebook) për të korrigjuar një lajm të sajin, në lidhje me atë çfarë ndodhi vërtet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit.
Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i DW.
”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Welles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”, thuhet në një reagimin të fundit të saj DW.
Marrë nga Syri.net