Një dëshmi e fortë vjen nga Laçi, aty ku mbrëmjen e djeshme u përgjak Pashka Ortodokse.
Një nga banorët që jeton në pallatin ku ndodhi vrasja e dy kushërinjve, Kelvin Jushi dhe Mikel Jushi, ka folur për mediat dhe ka thënë se përveç dy viktimave, në këtë ngjarje është plagosur i forti i Laçit, Gentian Suti.
Suti, i dënuar për një sërë ndarjesh kriminale, si vrasje, armëmbajtje pa leje, e përplasje me policinë, sipas dëshmitarit është plagosur mbrëmjen e djeshme.
Ky informacion nuk rezulton në asnjë nga njoftimet që policia e Shtetit ka dhënë për mediat.
Dëshmia e banorit në Laç:
Si ka ndodhur ngjarja?
Në Laç kam që në vitin 1959 dhe këta nuk kanë bërë fjalë me ndonjë. Sesi dhe çfarë ka ndodhur nuk e dimë gjë.
Nga kanë ardhur?
Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda dhe kanë dalë prej aty dhe nuk e di.
Vendngjarja ka ndodhur këtu?
Po këtu. Në lokal kanë pasur debat
Sa kanë qenë me armë?
Nuk dihet, nuk di çfarë me të thënë. Nuk kam qenë këtu, kur kam ardhur kam parë policinë që ka bllokuar terrenin.
Kanë vdekur të dy në vend?
Po! I nisën në Tiranë, por kot, pasi kanë vdekur këtu, njëri është në gjendje të rëndë.
Kush është i plagosuri?
Gentian Suti. Është në gjendje të rëndë
Jeni të shqetësuar?
Është shqetësuar i gjithë Laçi mbrëmë. Nuk kam ngrënë darkë mbrëmë. I thashë gruas nuk mund të ha bukë, dhimbje koke. Nuk kanë bërë fjalë ndonjë herë me kënd këta./ Dosja.al