• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Nevojiten masa serioze, ndiqni modelin gjerman’/ Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho vë alarmin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
ZYRTARE/ Merret vendimi: Qeveria fal të gjitha gjobat e pandemisë, ja si do të tërhiqen paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho shkruan se është koha që të merren masa urgjente për të përballuar situatën, ndërsa sugjeron vendosjen e kufizimeve në Tiranë.
TIRANË– Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho është shprehur se Shqipëria është në “luftë” me pandeminë e koronavirusit. Në rrjetet e tij sociale ai shkruan se është koha që të merren masa urgjente për të përballuar situatën, ndërsa sugjeron vendosjen e kufizimeve në Tiranë.

“Vendosja në Tiranë e kufizimeve të ngjashme me gjithë vendet e përgjegjshme europiane. Eksperimenti me maskat në rrugë ishte një turp që nuk dha asnjë efekt (siç kishim parashikuar). Nevojiten masa serioze ku modeli më i mirë për t’u ndjekur duket ai gjerman. Të mbash maska në rrugë dhe të bësh panair qoftesh, apo të mbyllësh shkollat dhe të lësh hapur mejhanet, nuk funksionon! Këto masa duhen marrë urgjentisht. Mundësisht që sot! Në se ministria dhe komiteti janë të paaftë edhe për të konceptuar dhe zbatuar këto masa emergjente, ka me qindra mjekë shqiptarë në botë, me njohuri, përvojë dhe gatishmëri për të hartuar strategjinë, planin e zbatimit, konceptin logjistik të ndërhyrjes, protokollet mjeksore dhe ato të parandalimit, mjetet mbështetëse të survejancës dhe logjistikës, etj,“-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Në kirurgjinë e traumës ekziston një teknikë operatore që quhet kirurgjia e kontrollit të dëmit. Aplikohet tek pacientët në gjendje të rëndë dhe nuk synon perfeksionin, por shpëtimin e jetës dhe kapërcimin e momentit të vështirë. Suksesi varet nga aftësia e kirurgut për të vepruar me shpejtësi dhe me vendosmëri. Sigurisht jo kuturu…
Ka ardhur koha që një logjikë e tillë të aplikohet edhe për kontrollin e COVID në Shqipëri!

Paralajmërimet dhe këshillat e vazhdueshme që ranë për muaj të tërë në veshë të shurdhër fatkeqësisht u materializuan dhe sot Shqipëria është realisht në “luftë” me “armikun”, dy terma që kryeministri i përdori pa vend dhe vetëm si gogol për të tmerruar shqiptarët në muajt e parë të epidemisë.

Advertisements

1. Sot, “gjeneralët” e kryeministrit kanë ngritur duart dhe i kanë dërguar ËhatsApp qendrave shëndetësore se janë të paaftë t’u sigurojnë pajisje mbrojtëse dhe qendrat duhet t’i sigurojnë vetë ato. Pa u dërguar pare shtesë dhe as orientime se si e ku t’i blejnë! Thjesht një mesazh ËhatsApp-i!

2. Sot qytetarët presin me ditë për të bërë testin dhe me ditë për përgjigjet. Në shumë raste përgjigja e testit ka ardhur pozitive pas vdekjes së pacientit!!! Për testimin qytetarët po i drejtohen privatit me një faturë mujore që i kalon 10 milionë Euro në shkallë vendi!!!

3. “Ushtarët” dhe “heronjtë” e kryeministrit dhe ministres, bluzat e bardha, edhe 7 muaj pas fillimit të epidemisë ende janë lënë të “paarmatosur”: as protokolle, as pajisje dhe as medikamente. Në fillimet e epidemisë u blenë nga pacientët për 1.500 deri 3.000 Euro CPAP-ët dhe BiPAP-ët. Sot po blihen kurat me remdesiviri për të njëjtat shuma.

4. Spitalet COVID 1, 2 dhe 3 nuk po arrijnë të përballojnë flukset e pacientëve dhe mjekët po i trajtojnë pacientët tamam në kushte lufte, në ambulanca! Dje një mjek shkroi një status live në mes të natës nga një ambulancë ku po mundohej të mbante gjallë pacientin! Në këto kushte koha nuk pret! Ajo kërkon ndërhyrje për riparimin e dëmit.1. Në radhë të parë hartimin e një strategjie dhe plani zbatimi realist. Asnjë “luftë” nuk fitohet pa strategji.

2. Alokim i menjëhershëm i një buxheti emergjence. Vlerësoj 20 apo 30 milionë euro në këto momente të paktën për të hequr barrën që po rëndon mbi qytetarin për testim dhe trajtim në shtëpi, si dhe për të blerë pajisje mbrojtëse dhe medikamente për spitalet.

3. Çelje e menjëhershme e spitaleve rajonale për të shfryrë presionin mbi spitalet COVID. Nuk ka nevojë të jenë perfektë, thjesht të pranojnë pacientët që janë duke vdekur në shtëpi apo që dergjen dyerve të spitaleve të tejmbushura.

5. Vendosja në Tiranë e kufizimeve të ngjashme me gjithë vendet e përgjegjshme europiane. Eksperimenti me maskat në rrugë ishte një turp që nuk dha asnjë efekt (siç kishim parashikuar). Nevojiten masa serioze ku modeli më i mirë për t’u ndjekur duket ai gjerman. Të mbash maska në rrugë dhe të bësh panair qoftesh, apo të mbyllësh shkollat dhe të lësh hapur mejhanet, nuk funksionon!

Këto masa duhen marrë urgjentisht. Mundësisht që sot! Në se ministria dhe komiteti janë të paaftë edhe për të konceptuar dhe zbatuar këto masa emergjente, ka me qindra mjekë shqiptarë në botë, me njohuri, përvojë dhe gatishmëri për të hartuar strategjinë, planin e zbatimit, konceptin logjistik të ndërhyrjes, protokollet mjeksore dhe ato të parandalimit, mjetet mbështetëse të survejancës dhe logjistikës, etj.

Për hir të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve, i bëj thirje kryeministrit, ministrisë dhe komitetit t’i drejtohet me mendje të hapur dhe pa paragjykime këtij komuniteti dashamirës dhe mbështetës!

Pas

Kush është zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë që do të zëvendësojë Melania Trump

Para

Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë

Para
Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë

Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar