• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Na presin 4 muaj ferri” Artan Hoxha i shqetësuar, nxjerr pamjet: Ja çfarë po ndodh në Tiranë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Na presin 4 muaj ferri” Artan Hoxha i shqetësuar, nxjerr pamjet: Ja çfarë po ndodh në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar i shqetësuar në lidhje me trafikun e madh që është krijuar pas bllokimit të sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Teksa shprehet me tone të revoltuara, Hoxha paralajmëron se na presin 4 muaj ferri.

Postimin në fjalë, gazetari i shoqëron me foto, në të cilat shfaqen pamje nga kryeqyteti.

REAGIMI I PLOTE

Na presin 4 muaj ferri, ne trafikun e çmendur te Tiranes…

Nga sot 26 tetor 2020, deri me 26 shkurt 2021, kryeqyteti i Shqiperise eshte i detyruar ti nenshtohet nje rregjimi ferri per qarkullimin rrugor.

Per 4 muajt ne vijim, çdo perdorues mjeti, te cilin e detyron puna apo hallet, te levize ne rruget e kryeqytetit, do te jene vertete nje sakrifice durimi dhe tendosje maksimale nervash.

Nuk te ben derman, as çfare mjeti perdor, as çfare orari zgjedh per te qarkulluar, as semaforet qe me teper ngaterrojne se rregullojne pune, madje as policet e qarkullimit.

Keta te fundit, ne te vertete me te pafajshmit ne kete histori, do te hane te shara nga mengjesi deri ne mesnate per bllokimin e trafikut.

Nuk e di kush ka qene ajo mendje “gjeniale”, qe pikerisht ne 4 muajt me te ngarkuar me trafik te kryeqytetit, ka gjetur kete “zgjidhje”.

Jane 4 muajt e fundit te vjeshtes dhe palces se dimrit, ku kushtet atmosferike jane me problematike se kurre, me reshje te dendura. Jane 4 muaj kur nis procesi mesimor ne universitete, gje e cila rrit ndjeshem trafikun ne kryeqytet.

Jane muaj kur te gjithe kthehen nga pushimet, sado te zgjatura.

Kur ata qe merren me pune stinore pranvere-vere ne fshatra apo provinca, kthehen ne banesat e tyre per te kaluar stinen e veshtire te dimrit.

Jane muajt e festave te medha, festat e nentorit, festat e fundvitit, festat e shkurtit.

Eshte koha kur emigrantet kthehen nga jashte, per te kaluar me familjet e tyre festat e fundvitit…

Nuk po merrem me rruget e ngushtuara ne menyre kriminale.

Nuk po merrem me korsite e biçikletave, qe jane zgjeruar aq shume, por ku levizin aq pak perdorues.

Nese hapesira qe u eshte lene biçikletave, do tu ishte kushtuar, ambulancave, taksive apo autobuzave urbane, do te ishte gjysma e se keqes.

Trafiku do te ishte zbutur sado pak edhe nese korsite e biçikletave, do t’u ishin dedikuar, betoniereve, kamioneve te tonazhit te rende apo trajlerave qe qarkullojne me çfaredo lloj ngarkese, kur u do kokrra e qejfit.

Por saken se semuresh dhe duhet te shkosh ne spital. Lutju zotit te te mbaje me fryme, qe kur te mberrish te dera urgjences, sepaku te kesh mundesi ti lesh amanetet mjekut.

Nga sot per 4 muaj dimri, qytetare te kryeqytetit dhe çdo perdorues i rrugeve te Tiranes, do mallkoni veten nga mengjesi ne darke, kur do t’u duhet qe ne mengjes te çoni femijet ne kopesh apo shkolle, te shkoni ne pune.

Pastaj ne mesdite, kur do te merrni femijet nga shkolla, te ktheheni nga puna ne banese.

Do mallkoni veten, kur do t’u duhet nga Kombinati te shkoni ne Kinostudio, ne Ali Dem, lere pastaj nga Kamza ne Tiranen e Re.

Nje pyetje e thjeshte, pse nuk u be ky bllokim gjate muajeve te nxehte te veres, kur Tirana boshatiset, kur kushtet atmosferike te lejojne te punosh ne objekt 24 ore, kur qytetaret shkojne me pushime, shkollat dhe universitetet mbyllen????!!!!

Pas

Vjen lajmi i shumëpritur nga Siria/ Nis riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi AL-Hol

Para

Dalin pamjet/ Ja momenti kur lirohen nga kampi në Siri katër fëmijë dhe disa gra shqiptare (VIDEO)

Para
Dalin pamjet/ Ja momenti kur lirohen nga kampi në Siri katër fëmijë dhe disa gra shqiptare (VIDEO)

Dalin pamjet/ Ja momenti kur lirohen nga kampi në Siri katër fëmijë dhe disa gra shqiptare (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

nga Fast News
14:27 | 22/09/2025
0

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

nga Fast News
14:16 | 22/09/2025
0

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

Çfarë bleu Shqipëria më shumë këtë verë? Ndikimi i turizmit, nga bizhuteritë tek infrastruktura dhe mallrat ushqimore

nga Fast News
14:13 | 22/09/2025
0

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

Nën Alpe me tren, drejt fundit hapja e tunelit më të gjatë hekurudhor në botë

nga Fast News
14:09 | 22/09/2025
0

Recent News

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

Pagesat elektronike, BSH kërkon më shumë përpjekje nga bankat

14:27 | 22/09/2025
Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Rama prezanton platforma e re për Start Up, do të lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

14:16 | 22/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar