Një grua e moshuar 70-vjeçare është gjetur e mbytur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por raportohet se është me flokë të gjatë e të thinjur, e veshur me rroba të zeza.
Viktima është gjetur në lagjen nr 13, Durrës. Në breg të detit janë gjetur disa sende si: shkop, një çantë e zezë dhe këpucë ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes