• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rinis transporti i parave në Rinas, Policia e Ushtria shtojnë masat

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Rinis transporti i parave në Rinas, Policia e Ushtria shtojnë masat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me një prani jo të zakontë të forcave ushtarake dhe policore, pritet që të rifillojë sot transporti i parave nga Rinasi drejt Vjenës. Burime nga kompanitë që janë të angazhuara me transportin e parave, thanë sot do të kontrollohen procedurat e sigurisë dhe më pas nuk dihet si dhe nëse do të vazhdojë.

Ajo që është e dukshme ditën e sotme, thanë burimet, është prania e shtuar e forcave të policisë dhe ushtrisë, për të shmangur çdo incident të mundshëm. Gazeta Mapo u interesua pranë Policisë së Shtetit, të cilët konfirmuan se kanë shtuar masat, për shkak se janë lajmërauar për transport parash.

Kompania ajrore Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend. Kompania ka pohuar përmes zëdhënëses së saj se po rishikohen masat e sigurisë dhe nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transportit cash të parave.

Ndalimi i transportit të parave jashtë shkaktoi menjëherë amulli në treg, që u reflektua në kursin e këmbimit , përmes zhvlerësimit të gjithë valutave, teksa bankat nuk po tërheqin valutë nga tregu dhe kjo ka krijuar një tepricë të valutës në treg.

Që nga data 9 prill, kur u krye grabitja në Rinas, euro ka rënë me 1.3 lekë, në 123.66 lekë duke zbritur në nivelin më të ulët që nga janari dhe dollari u nënçmua me 0.93 lekë. Më e fortë ka qenë rënia e paundit dhe frangës zvicerane, pasi bankat nuk janë më të prirura t’i mbledhin ato. Paundi britanik ka rënë me 2.16 lekë, që nga 9 prilli dhe franga zvicerane me 3.1 lekë.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike, shkruan MAPO.

Ngjarja e ndodhur në Rinas, e dyta kur grabiten paratë brenda në aeroport, pritet të ndikojë dhe në tarifat e sigurimit.

Pas

Tre të arrestuarit për grabitjen në Rinas para drejtësisë, ja vendimi

Para

Durrës/ Gjendet e mbytur një grua në breg të detit

Para
Durrës/ Gjendet e mbytur një grua në breg të detit

Durrës/ Gjendet e mbytur një grua në breg të detit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar