Kohët e fundit janë shtuar rastet ku gazetarët dhunohen nga turpërojat e politikanëve, ose figurave të njohura.
Sot gazetarja e TV Klan Ola Xama, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga një punonjës i gardës.
Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se ndërsa ishte duke qëndruar në korridor dhe është kapur me forcë nga punonjësi i gardës.
“Askush, as policia, as Garda e Republikes, as Kryetaru i Kuvendit, nuk ka te drejte te preke askend me dore, dhe jo me te dhunoje! Ai mund te me kerkoje me miresjellje te largohem, por jo te me preke me dore!”-shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTË
“Personi qe shihni ne foto eshte punonjes i Gardes se Republikes, i cili sot me ka dhunuar verbalisht dhe fizikisht kur une isha ne krye te detyres time si gazetare, per te ndjekur punimet ne Komisionin e Ekonomise. Kameramanet dhe me shume se 10 kolege te mi ishim duke pritur jashte, ne korridorin e Kryesise se Kuvendit, per te pyetur guvernatorin e Bankes se Shqiperise lidhur me ngjarjen e grabitjes se Aeroportit te Tiranes. Personi qe shihni ne foto, me kapi forcerisht krahun dhe me terhoqi, kur une nuk e kisha mendjen, me arsyetimin se po pengoja rrugen.
Askush, as policia, as Garda e Republikes, as Kryetaru i Kuvendit, nuk ka te drejte te preke askend me dore, dhe jo me te dhunoje! Ai mund te me kerkoje me miresjellje te largohem, por jo te me preke me dore!
Personi ne foto nuk me kerkoi te largohesha, thjesht me terhoqi nga krahu duke me shtrenguar fort dhe duke me shkaktuar dhimbje, e pasi i thashe qe nuk te drejte te me prekesh me dore, por nese te kam penguar punen mund te me thuash te largohem, filloi te uleriste. U desh nderhyjra e disa kolegeve te mi, qe ai te pushonte.
Une nuk dua qe te viktimizohem me keto qe po shkruaj, por kam vendosur qe sot, qe te publikoj cdo pengese qe na krijohet ne profesionin tone, me shpresen se nese gjerat thuhen, do te kete zgjidhje dhe parandalim per ngjarje qe mund t’i ndodhin dikujt tjeter! Kjo eshte hera e dyte qe perseritet nje episod i tille me mua, po ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, por heren e pare nuk e denoncova pasi mendova se ishte rast sporadik, sot e kuptoj qe bera gabim! Nese nuk i themi ngjarjet, do te pasojne te tjetra!”, shkruan Xama.