Aida Shtino, e cila u bë e njohur me emisionin “Njerëz të Humbur” dhe prej vitesh e shkëputur nga ekrani është rikthyer sërish në poltikë, por këtë herë ka ndryshuar parti.
Në vitin 2013-të Shtino, kandidoi për deputete në Qarkun e Lezhës në siglën e PDIU.
Sipas TPZ.al, ish-moderatorja i është bashkuar Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu .
Shtino ka qenë në krah të Mediut në marrëveshjen e nënshkruar sot mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane për paktin me 10 pika të opozitës së bashkuar./TPZ/