Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin Elbasan-Metalurgji.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit tip ‘Ford’, duke përfunduar përmbys në anë të autostradës.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka viktima.
Policia po heton në vendin e ngjarjes, por dyshimet janë se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.