Në emisionin “Opinion”, Meta tregon arsyen e vetme për të cilën bëri koalicion Edi Ramën në vitin 2013.
Meta tha se i kishte kërkuar kryeministrit Rama vite më parë që të merrte shembull Maqedoninë për thithjen e investimeve të huaja.
Koalicioni me kryeministrin aktual erdhi vetëm për një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian, me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian- tha Meta.
Fjala e plotë e tij:
“Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend, kur sipas statistikave ku për dy vitet e fundit largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja. Nuk po flas për referencat e Batonoviçit. Këto ia tregova dje edhe komisionerit që erdhi dje. Unë nuk kam asnjë përgjegjësi sepse kam më shumë se 8 vjet që i kam thënë kryeministrit aktual shkoni në Maqedoni se si i mirëpret investimet e huaja dhe hajde të bëjmë ne në Shqipëri që në një territor si në Spital apo diku tjetër të garantojmë tokën dhe shërbimet që të investojnë për punësimin e të rinjve. Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual me vetëm një kusht që ai të votonte tre ligjet që mbante peng integrimit evropian. Me idenë që ky koalicion do zhbllokonte integrimin evropian. I vetmi rekord pozitiv i integrimit është miratimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi ku kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta, e cila u votua me 140 vota dhe ku Edi Rama mungoi”– tha Meta.