Një 35-vjecare shqiptare ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti. Dy vite më parë, Fatjola Gora iu bashkua familjes së saj në ShBA. Por ndarja e saj nga jeta është tepër e trishtë pasi ka lënë pas një djalë tre muajsh ndërsa bashkëshorti nuk merr dot pjesë në ceremoninë mortore pasi janë bllokuar udhëtimet për shkak të Covidit.
Komuniteti i shqiptarëve në SHBA ka hapur një faqe në internet për mbledhjen e fondeve, për të mbuluar shpenzimet e varrimit, ku deri tani janë mbledhur 17 mijë dollarë dhe qëllimi është të arrihen 25 mijë dollarë.
Njoftimi i tyre: Me dëshperim të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të Fatjola Gora, një vajzë 35 vjeçare, emigrante prej dy vitesh në SHBA.
Fatjola u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak duke lënë pas miq, familjarë, bashkëshortin dhe djalin 3 -muajsh.
Familja e Fatjolës emigroi në SHBA për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijet e tyre. Nuk ka fjalë dhe ngushëllim që mund ta lehtësojnë sadopak dhimbjen e tyre për humbjen e vajzes. Largesia e ben edhe me te veshtire perballimin e situates ndaj per kete arsye, eshte shume e nevojshme te shprehim mbeshtetjen tone per familjen e Astrit Gora.
Nje lutje shkon per te gjithe komunitetin shqiptar kudo ku ndodhen, te japin kontributin e tyre per ti ardhur ne ndihme familjes me shpenzimet funerale. Falemnderime te perzemerta nga ne dhe familja Gora per mbeshtetjen tuaj