Reange Roveri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut i shoqëruar me një eskortë me alarm, sirena ndezur, shpejtësi skëterrë, ka kaluar për Shkodër.
Kujtojmë se ditën e sotme rreth 100 të burgosur në Burgu i Reçit kanë hyrë në grevë urie dhe kanë refuzuar ushqimin. Shkak është moslejimi i vizitave të familjarëve që nga fillimi i pandemisë, si dhe mos lejimi i marrjes së lejeve për të shkuar në familje.
Sakaq edhe zhdukja e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Shkodrës, ku dyshohet se dy prej tyre janë vrarë për shkak të përplasjeve për parcelat e drogës, nuk është zbardhur akoma.
Në një njoftim për shtyp të hënën policia tha se tre personat, Vilson Çutaj, 37 vjeç, nga Bajza, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Daniel Pepaj 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, ishin larguar nga shtëpitë të premten dhe nuk janë kthyer më.
Të afërmit e Klement Pepajt, ngritën dyshime për kushëririn e tij Danielin, por pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur. Duke folur për median, Nush Pepaj, babai i Klementit, tha se kishte dëgjuar që Çutaj kishte pasur konflikt me Daniel Pepajn dhe se të tre ishin larguar në mal dhe asnjëri nuk ishte kthyer.
Pepaj tha se banorët kishin parë Danielin me armë dhe se kishte dyshime që i biri ishte vrarë prej tij. Pepaj tha se u kërkonte ndjesë kushërinjve nëse akuza nuk ishte e vërtetë.
Pepaj po ashtu tha se i biri nuk ishte larguar nga shtëpia për të qëndruar gjatë jashtë saj. “Doli me një bluzë pa mëngë dhe i thashë vish xhupin, por më tha nuk vonohem sa të pi një kafe”, tha Pepaj.
Ai tha se kishte mësuar zhdukjen kur policia kishte ardhur të kërkonte të birin, pasi në shtëpi skishte pasur drita dhe ai kishte menduar që djali kishte shkuar të flinte./faxweb