• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pandemia bën namin në Shqipëri, zbulohet sa miliona euro humbi ekonomia nga karantina

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pandemia bën namin në Shqipëri,  zbulohet sa miliona euro humbi ekonomia nga karantina
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Humbjet e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, kur për gati dy muaj pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, llogariten në rreth 59 miliardë lekë, ose gati 500 milionë euro.

Sipas tabelave të publikuara nga INSTAT, në vlerë absolute, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë 2020 (me çmime korente, të papërshtatura sezonalisht), ishte rreth 387 miliardë lekë (3.12 miliardë euro), ose 59 miliardë lekë më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë.





Në tremujorin e parë, kur kufizimet për të frenuar parandalimin e Covid-19 nisën nga java e dytë e marsit, humbjet në rënien e PBB-së janë rreth 70 milionë euro në krahasim me tremujorin e parë 2019, duke bërë që në total ekonomia të gjenerojë 570 milionë euro më pak në gjashtë muajt e parë të vitit, në raport janar-qershor të 2019-s. Humbja është dhe më e lartë, teksa në kohë normale, nëse nuk do të ishin aplikuar kufizimet e Covid-19, ekonomia vendase pritej të rritej me 3-4%.

Në tremujorin e dytë, prodhimi i brendshëm bruto me çmimet e tregut zbriti në nivelin më të ulët që nga viti 2016 (shiko graf në fund).

Sektori që është goditur më shumë është “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka humbur rreth 150 milionë euro, për shkak të mungesës së udhëtimeve, anulimit të prenotimeve të turistëve, mosfrekuentimeve të bareve e restoranteve dhe përqendrimit të konsumatorëve vetëm te blerja e produkteve të domosdoshmë. Një pjesë e madhe e kësaj humbjeje është e parikuperueshme, pasi psh, turistët që nuk erdhën në 2020 nuk do të vinë 2 here në 2021, apo njësoj dhe dhe ata që nuk frekuentuan baret e restorantet.

Sektori i dytë më i goditur është industria, me humbje gati 100 milionë euro, nga të cilat industria përpunuese rreth 40 milionë euro.

INSTAT publikoi dy ditë më parë shifrën për ecurinë ekonomike të tremujorit të dytë 2020, që përkon me kulmin e pandemisë. Sipas INSTAT, ekonomia ra me 10.2% me bazë vjetore dhe 8.8% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Sektori më i goditur ishte “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, që ra me -28% me bazë vjetore.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2019, për një rënie prej -9%, ndërsa ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, duke zbehur shpresat për një rikuperim të shpejtë.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021. Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit nga -5% në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit.

Revista Monitor

Pas

Trondisin botën para zgjedhjeve/ Donald dhe Melania Trump dalin me COVID19, ja gjendja shëndetësore e tyre

Para

“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani” Presidenti Meta e nis ditën me mesazhe të forta

Para
“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani” Presidenti Meta e nis ditën me mesazhe të forta

“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani” Presidenti Meta e nis ditën me mesazhe të forta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

nga Fast News
08:00 | 28/08/2025
0

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Recent News

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

09:00 | 28/08/2025
Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

08:30 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar