Presidenti i Turqisë Reccep Tayip Erdogan nuk i ndal deklaratat e forta.
Së fundmi ai ka paralajmëruar Armeninë për atë që po ndodh në Azerbajxhan, dhe se do të japë llogari për luftën ndaj këtij shteti.
Duke folur në parlament, Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit e saj të Azerbajxhanit.
Sipas tij, rruga e paqes së përhershme kalon me anë të tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit të tyre.
“Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë të Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si “një komb, dy shtete”. Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit azerbajxhanas që ata kanë pushtuar. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit”, ka thënë Erdogan.