Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth ores 21:15 në Kamëz, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën shoferi. Goditja ka qenë aq e fortë sa makina është rrotulluar duke i rënë edhe një shtylle ndriçimi e për pasojë kjo e fundit është rrëzuar në tokë.