Graciano është një nga personazhet më të përfolur të rrjetit për shkak se ai është përfolur për orientimin e tij seksual, ku ndjekësit e sulmonin shpeshherë duke e quajtur “gay” dhe se kishte dal në emision vetëm për famë. Në takimin me ai ka rrëfyer se nuk është gay por biseksual dhe për këtë ai gjykohet shumë në jetën e përditshme, por nuk mërzitet.
Ai thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim.
Ana: Unë pashë personin indiferent që shpesh herë dëshironte të fliste dhe nuk e merrte guximin për të folur.
Graciano: Më ka bërë pak përshtypje, nuk ndodh në jetën e përditshme, sepse në këtë vend jetojmë dhe është pak mentalitet i mbyllur, unë nuk jam gay. Unë jam bis eksual, të pranoj ty sepse ndihem shumë mirë me ty. Është herë e parë që e pranoj këtë gjë.
Ana: Unë të sugjeroj ta pranosh veten si je dhe mos të mendosh çfarë mendon bota për ty.
Graciano: Unë nuk paragjykoj pjesën e të qenit gay, bis eksual. Unë u futa aty, çfarë ke lidhje ti me këtë emision. Si unë që vishem, kam qejf të eksperimentoj me veten, më pëlqen të kurohem, të vishem, është edukatë. Nuk e kuptoj që ndodh pjesa e bullizmit. Unë kam zgjedhur një rreth shoqëror që përshtatem shumë. Kam më shumë shoqe.