Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate të forta.
Aty po diskutohet në lidhje me amendimet në Kodin Zgjedhor.
Si arsye për situatën e tensionuar është bërë kërkesa e deputetes Rudina Hajdari, e cila kërkoi që mbledhja të shyhej dhe të rakordoheshin palët në Këshillin Politik.
Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga ana e mazhorancës.
Hajdari kërkoi që opozita parlamentare të bojkotojë mbledhjen, ndërkohë nga ana tjetër Ulsi Manja donte vijimin e saj.
Hajdari: Nesër do kemi një takim. Dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare. Të jemi në përputhje me gjërat që kemi thënë. Nëse Gjiknuri do të ishte e udhës që ky takim të mos zhvillohej, të mblidhemi pas këshillit politik.
Gjiknuri: Edhe në email kam theksuar se ligjet do shqyrtojnë projektligjin e PD. Do synohet dakordësia për çështjet që kemi këndvështrime të ndryshime dhe konsultimi vijon në këshillin politik. Skemi pse e përfundojnë sot punën sot. Mund të shoshisim shumë gjëra që s’janë pjesë e debatit politik. Vetëm për koalicionet kanë propozuar PD.
Nuk mungoi as një kërkesë e Manjës për teknikët, që kur fliste ai askush tjetër të mos dëgjohej në sallë.
“Më shihni mua ju çunat e teknikës, kur flas unë nuk mund të ketë kakofoni këtu”, tha Manja, ndërkohë që Murrizi tha se Gjiknuri e di shumë mirë që do futen sërish në Komision propozimet e opozitës jashtëparlamentare.
Murrizi: Nuk e di pse i shmangeni impelementimit. Damiani të urdhërohet prapë që të marri draftin e këshillit e ta fusi të premten, se Damiani është kthyer me transmetues që me 14 janar,. Do t’i lash ca zullume. E kanë urdhëruar, ai do të fusi këtu një letër. Unë nuk votoj jashtë parlamenti nuk e kam votuar 5 qershorin. Mos bëni si cuba, se vetë votuat si dele. Bëni çfarë të keni qejf në këshillin politik, nuk do të votoj jashtë kushtetute.