Çdo ditë e më shumë situata po përkeqësohet në kufirin Armeni- Azerbajxhan, teksa pala e parë tashmë akuzon zyrtarisht Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmuar nga ajri.
Sipas ministrit të Jashtëm armen, një F-16 turk ka qëlluar një avion ushtarak armen SU-25, në hapësirën ajrore të Armenisë dhe piloti tashmë ka vdekur.
Turqia menjëherë e ka rrëzuar poshtë këtë deklaratë, duke e mohuar kategorikisht, por nga ana tjetër Erdogan ka mbështetur hapur Azerbajxhanin, por jo ushtarakisht.
Lufta po zhvillohet në territorin Nagorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe prej tre ditësh janë vrarë 100 persona, prej të cilëve ushtarë e civilë.