Është arrestuar avokati grek, Aleksandros Likurezos për implikimin në grupin “Mafia e Burgut”, në burgun e Koridalos, të cilët masakruan të burgosurit shqiptar, Albert Bako.
Arrestimi ka ardhur pas zbulimit të disa bisedave të përgjuara me kreun e bandës kriminale i cili dyshohet të jetë një shqiptar. Bisedat u referoheshin shumave të mëdha të parave që jepeshin mes avokatëve.
85 vjeçari, Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht personazhe të njohur publik.
Videoja e vrasjes makabre të Albert Bakos u publikua pak ditë më parë, ndërsa shkaktoi një reagim të ashpër si nga ana e opinionit publik në Greqi ashtun edhe në Shqipëri, për mënyrën e trajtimit të të dënuarve shqiptarë atje.