Nëse dyshimet se grabitësi i parave në pistën e areoportit të Rinasit, Admir Muratajt është vrarë nga shokët e tij po bëhen gjithnjë e më të forta, tani rrethi i ekzekutuesve të tij të mundshëm po ngushtohet.
Burime të dorës së parë nga policia bëjnë të ditur se së paku dy persona po ndiqen si bashkëpunëtorë të Muratajt në vjedhjen spektakolare të 9 prillit. I pari dyshohet së është një bashkërrugëtar i njohur i “kapos së grupit”, 31-vjeçari, Klement Çala.
Ata të dy akuzohen se kanë vjedhur 1 milionë euro në 2013 nga Banka Kombëtare greke e Larisës, më pas janë arratisur nga burgu i Trikallës dhe rezultojnë së bashku të shpallur në kërkim në vitin 2017, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qaf- Kashar që po shkonin drejt Rinasit.
Ndërsa personi i dytë që rezulton deri më tani si i dyshuar nga policia, pas kqyrjes së videove të vendngjarjes është një ish komando që ka marë pjesë në operacionet ndërkombëtare të ushtrisë shqiptare, shkruan Lapsi.al.
A janë këta të dy mes pesë personave që familjarët e Muratajt i kanë akuzuar si vrasësit pas shpine të kreut të grupit?
Sot pas disa ditësh ato janë bërë edhe më të forta. Së pari, sepse nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se patrulla e policisë, që prezumohet të ketë goditur mbi viktimën, nuk rezulton të ketë pasur fare fushëpamje me vendin ku ndodhej Murataj.
Enigma bëhet edhe më e madhe po të shikohet edhe fakti tjetër se plumbi i që ka çpuar tejpërtej kokën e të vrarit është ende i pagjetur.
Po të bëheshin kërkime të mëtejshme me metal dedektor, kjo do të zbardhte realisht nëse Murataj është qëlluar nga policia, siç pretendon versioni zyrtar, apo siç dyshohet nga një sërë faktorësh.
or, kupola politike e rendit, që e mori vetë meritën e vrasjes së kapos së grupit, për të zbutur sadopak skandalin e grabitjes nga 6 deri në 10 milionë eurove, me sa duket është shumë pak e interesuar për të zbardhur të vërtetën.
Prandaj emrat e të dyshuarve si Klemend Çala apo ai i ish komandos, po serviren në media thjesht si bashkëpuntorë të Muratajt në vjedhje, por jo dhe si ekzekutues të mundshëm të tij./Lapsi.al