• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Ngriti në këmbë Elbasanin/ Qëlloi policët pas sherrit me të shoqen, ky është 71-vjeçari që plagosi 2 kalimtarë (FOTO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Ngriti në këmbë Elbasanin/ Qëlloi policët pas sherrit me të shoqen, ky është 71-vjeçari që plagosi 2 kalimtarë (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Personi që shihni në foto është Lefter Zhidru, 71-vjeçari nga Xara e Sarandës i cili sot ngriti në këmbë policinë e Elbasanit.

Pas sherrit me gruan dhe denoncimit të kësaj të fundit, menjëherë pas mbërritjes së efektivëve në banesë, ai ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

Për pasojë janë plagosur dy të rinj kalimtarë, Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Abdenauer Kodraxhiu, 21 vjeç.

I moshuari prej 2 orësh tashmë është fshehur në një banesë, teksa dhjetëra forca RENEA, FNSH dhe SHQIPONJA janë në aksion për ta kapur.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu.

71-vjeçari për një orë rresht qëlloi me kallash drejt efektivëvë ndërsa tashmë i ka ndalur të shtënat por gjithsesi nuk është dorëzuar ende. Aktualisht të gjithë efektivët janë vendosur në pozicion luftimi, në mënyrë të organizuar, me armatim special, gati për ta arrestuar por ende nuk ia kanë dalë.

SI NISI NGJARJA:

Policia sqaron se e gjitha ka nisur nga një konflikt familjar. Ka qenë një grua ajo e cila ka telefonuar policinë pas konfliktit me të shoqin, autorin e ngjarjes, Lefter Zhidru. Ky i fundit ka dhunuar gruan dhe vajzën e tij 14-vjeçare.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët por aty kanë hasur në rezistencën e autorit i cili i ka qëlluar me breshëri.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Pas

‘Gënjen pa pikë turpi’ Ndizet sherri mes Altin Bashës dhe aktores, paralajmëron regjisori: Është mashtruese, do publikoj mesazhet

Para

Zyrtarisht ministre Arsimi/ Evis Kushi votohet me 104 vota në Kuvend, ja sa deputetë ishin pro shkarkimit të Shahinit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar