Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Londër pasi një i ri është plagosur në ambientet e jashtme të një shkolle në Londër.
Mediat e huaja, kanë bërë me dije se 27-vjeçari po lufton për jetën, pas një incidenti me të shtëna me armë ndodhi jashtë një shkolle fillore.
Ngjarja ndodhi në Bermontsey ndërsa studentët në shkollë po ndiqnin mësimet e tyre normalisht. Ai u transportua në spital me helikopter, ndërsa sipas ai është plagosur rëndë dhe “jeta e tij është në rrezik”. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e sulmit dhe bëhet me dije se nuk ka të arrestuar.