Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar në mbledhjen e fundit virtuale projekt-rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Por gjatë mbledhjes u shënua dhe një incident.
Për një moment u dëgjua një telefonatë.
Kur kryetarja e Komisionit, deputetja Rudina Hajdari po bënte apelin me anë të platformës “Zoom”, kur e kishte rradhën kreu i grupit të PS Taulant Balla u dëgjua dhe zëri misterioz.
Gjatë videos shfaqet vetëm Hajdari, por për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohen fjalët në telefonatë: “Dëgjo këtu ti pederast muti”.
Më pas dhe deputeti nuk qëndron indiferent dhe përgjigjet: “Pse ça bëra unë?”
Nga videoja nuk kuptohet se cili ishte deputeti që mori këtë të sharë. Ky moment ka vënë siklet Hajdarin e cila është shtangur dhe ka kafshuar buzën nga sikleti.