Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka deklaruar së fundmi e bindur se në pushtet duhet të vijë një parti e re që të përfaqësojë interesat e qytetarëve.
“Ka ardhur koha që një alternativë e re të vijë në pushtet, njerëz të thjeshtë që kanë punuar për këtë vend.
duhet shqiptarëve një gjë tjetër, jo një parti që ka marrë më shumë sesa ka dhënë. Shqiptarëve u duhet një opozitë reale.
Ne nuk synojmë militantët që i ka mbajtur partia e verbër. Partia socialiste nuk i ka politikat e majta, dhe e djathta, e ka braktisur ideologjinë e djathë.
Në synojmë moshën 18 deri 40 vjec, dhe nëse ne arrijmë të motivojmë atë fashë atëherë do t’ia dalim dhe ne do kemi një ndryshim rrënjesor”, u shpreh Hajdari ndër të tjera.
Në një intervistë për A2CNN, deputetja ngriti shqetësimin dhe për propozimet e PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas Hajdarit, Rama me propozimin e tij po mbyll listat.
“PS nuk ka bërë propozim për hapjen e listave 100%. Është fare e thjeshtë, nuk mund të na marrin për budallenj. Nëse fuqia i mbetet kryetarit, atëherë ku e ke ti listën e hapur.
Ajo që kemi arritur ne në propozimin tonë, është të bëjmë një renditje me rend alfabetik, duhet të jenë qytetarët që të votojnë dhe të renditesh sipas votave që ka marrë ne secilin qark. Propzozimi që ka bërë PS është krejt e pandershme dhe diskriminuese.
Është edhe antikushtetuese, sepse me ndryshimet kushtetuese që ne kemi miratuar, 2/3 e listës duhet të jenë të hapura, 70% e listës duhet të jenë të hapura.”-tha Hajdari.