Edhe dita e sotme do të karakterizohet nga surprizat përsa i përket parashikimit të motit.
Mësohet se pjesa më e madhe e territorit të vendit do të përfshihet nga shirat.
Sipas Meteoalb këto reshje do të vinë herë pas here në formë rrebeshi.
Ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 31 gradë.
“Deri në mesditë, moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ku pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar në vend. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.”, bën me dije Meteoalb.