• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Ma ka bërë dhuratë dikush’ U kap me armë në makinë, del dëshmia e Fjolla Morinës. Ja 2 personat që e shoqëronin (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
‘Ma ka bërë dhuratë dikush’ U kap me armë në makinë, del dëshmia e Fjolla Morinës. Ja 2 personat që e shoqëronin (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur dëshmia e këngëtares Fjolla Morina, e cila u arrestua të shtunën në pikën kufitare të Morinës pasi në çantën e dorës iu gjet një pistoletë.

Ndërkohë ajo ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk e dinte që armën e kishte me vete.

Mësohet se sipas procesverbalit të policisë, këngëtarja 34-vjeçare u ndalua pak pas mesnatës, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, bashkë me dy persona të tjerë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të doganës së Morinës, asaj iu gjet nga efektivët në çantën e dorës, një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë në xhepin e pasmë të sediljes.

as këtij konstatimi, i gjithë mjetë i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Ëalther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Mandej policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

Por një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla, pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Ëaasland” dhe Fitim Muji. Ndaj tre të arrestuarve është referuar materiali hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë. Policia ndërkohë, e ka refruar dosjen në prokurori me akuzën “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

DESHMITE

Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit, Fjolla Morina ka dhënë këtë dëshmi si më poshtë:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi future në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?

Përgjigje: Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më?

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Të kanë deklaruar në polici se: “…jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”.

Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak. Ndërsa arma tjetër, e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Pas

Tërmeti i fortë shkund Turqinë, dalin pamjet e lëkundjeve të fuqishme që tmerruan banorët (VIDEO)

Para

‘Ne bëjmë atë që themi’ Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama e kujton me ketë VIDEO

Para
‘Ne bëjmë atë që themi’ Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama e kujton me ketë VIDEO

‘Ne bëjmë atë që themi’ Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Rama e kujton me ketë VIDEO

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar