• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Dy vendimet urgjente që duhet të marrë Basha’ Manjani del me propozimin e rëndësishëm

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
‘Dy vendimet urgjente që duhet të marrë Basha’ Manjani del me propozimin e rëndësishëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë së fundmi një propozim të rëndësishëm.

Ai shprehet se në Shqipëri nevoja për një shtet jo partiak është më e madhja që kemi.

Teksa mbështet pikat e prezantuara nga kryetari i PD Lulzim Basha në lidhje me taksën e sheshtë 9%, ekonomi konkurruese antimonopol; mbyllje të praktikave pa hesap të PPP e koncensione; prona private e të gjitha këto janë tema që nuk ka përse të mos mbështeten parimisht, Manjani thekson se kjo kërkon si fillim 2 vendime urgjente:

  1. Lejimin e plotësimit të vakumeve në sistemin e drejtësisë.
  2. Shpalljen e mosnjohjes e mos zbatimit të të gjitha ligjeve që ka miraruar parlamenti monist i dy viteve të fundit.

REAGIMI I PLOTE I ISH-MINISTRIT YLLI MANJANI

Nevoja për shtet jo partiak është më e madhja që kemi
========
Jam krejt dakort me ato pika që parashtroi Lulzim Basha, përgjatë prezantimit të Tij si kandidat për Kryeministër.

Taksa e sheshtë 9%; ekonomi konkurruese antimonopol; mbyllje të praktikave pa hesap të PPP e koncensione; prona private e të gjitha këto janë tema që nuk ka përse të mos mbështeten parimisht. Mbetet për t’u parë se si konkretisht do realizohen, por në parim unë i mbështes.

Mirëpo ngrehina e kalbur e Republikës sonë ka rënë. Është shembur dhe duhet ngritur nga e para. Natyrshëm, ka më shumë gjëra për të bërë. Shuuuuuuumë më tepër.

Reforma e pushtetit që mund të kulmojë me tranformimin e Parlamentit në dy dhoma është interesante. E domosdoshme madje sepse mund ti hapte rrugë më shumë demokracisë por pa cënuar vazhdimësinë dhe cilësinë qeverisëse.

Edhe kufizimi i mandatit të një personi që kryen detyrën e Kryeministrit (pra jo më shumë se dy mandate) e kam propozuar herët si ide dhe sot veç e mbështes me shumë qejf realizimin e saj. Amerikanët nuk janë budallenj që nuk e lejojnë Presidentin në zyrë më shumë se dy mandate.

Mirëpo na duhet të ndërtojmë shtetin JO PARTIAK. Që të jem i qartë shtet konsideroj ekskluzivisht këto institucione:
1. Gjykatat,
2. Prokurorinë,
3. Policinë,
4. Ushtrinë,
5. Burgjet,
6. Inspektoriatet,
7. Shkollat e të gjitha niveleve, universitetet dhe institucionet edukuese e shkencore
8. Spitalet dhe institucionet e shëndetit publik e qëndrat shëndetësore.
9. Kadastrën, administratën që ofron shërbime publike, audituesit dhe punonjës të shërbimeve mbështetëse.
10. Entet Rregullatore dhe institucione të tjera mbikqyrëse.
11. Institucionet financiare dhe fiskale.
12. INSTAT dhe shërbime publike të informimit.
13. Shërbimi diplomatik.

Në të gjitha këto institucione PARTITË POLITIKE NUK KANË PUNË. As emërojnë njerëz në to e as përcaktojnë axhendën e tyre.

Partitë kur marrin pushtetin hartojnë politika të cilat i normojnë në formë aktesh. Aktet kur kalojnë testin e legjitimitetit nga Gjykata, zbatohen nga administrada.

Por asnjë parti nuk drejton e emëron administradën. Në këtë kuptim them që partitë nuk kanë asnjë punë.

Po asnjë punë fare!

Kjo është kryereforma që na çon drejt ndërtimit të shtetit të ri, krejt i ndryshëm nga sa jemi mësuar deri më sot.

Por kjo kërkon si fillim 2 vendime emergjente:
1. Lejimi e plotësimit të vakumeve në sistemin e drejtësisë.

  1. Shpalljen e mosnjohjes e mos zbatimit të të gjitha ligjeve që ka miraruar parlamenti monist i dy viteve të fundit.

Nuk bëhet dot shteti jo partiak me ligjet e njërës parti!

Kuptohet, nëse qëllimi është ndërtimi i shtetit jo partiak.

Sigurisht detaje rreth kësaj teme ka plot, por për mua ndërtimi i shtetit jo partiak është ajo që të gjithë pa përjashtim kemi nevojë.

Pa shtet pushteti bën qejf. Këtë mësim besoj e kemi mësuar.

Kush do të bëjë dallimin politik, duhet të punojë për ndërtimin e shtetit dhe për ta ndarë atë nga punët e pushtetit të partive.

Përndryshe, skenari hajde të marrim pushtetin e ta ndajmë është film që njerëzit e kanë parë…

Pas

Ndodh dhe kështu/ Historia e miliarderit që nuk ka më asgjë, ja si i fali të gjitha paratë

Para

Aksident i rëndë që në mëngjes, policia jep detajet e para: Një person ka humbur jetën

Para
Aksident i rëndë që në mëngjes, policia jep detajet e para: Një person ka humbur jetën

Aksident i rëndë që në mëngjes, policia jep detajet e para: Një person ka humbur jetën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar